Administrata Trump e ka mbyllur aplikacionin kufitar të quajtur “CBP One”, përmes së cilit emigrantët lejoheshin të hynin legalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.
Siç raporton ky medium, me këtë veprim mbyllet rruga kryesore për njerëzit që donin të shkonin në ShBA.
Zyrtarët e Sigurisë Kombëtare kanë përmendur aplikacionin qe ndihmon në uljen e kalimeve të emigrantëve duke ofruar një mënyrë të rregullt për të aplikuar në Shtetet e Bashkuara. Me mbylljen e këtij aplikacioni dhe kufizimet e azilit në fuqi, kufiri në mënyrë efektive mbyllet për azilkërkuesit.
Ndryshe, Donald Trump u betua sot si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këtë post, ai e mbajti edhe nga viti 2017 deri më 2021.
Në fjalimin inaugurues, ai e paralajmëroi këtë, ku deklaroi emergjencë kombëtare në kufirin me Meksikën.
Trump ka deklaruar se çdo hyrje e paligjshme do të “ndalet menjëherë”, duke shtuar se qeveria do të fillojë procesin e kthimit të miliona “të huajve kriminalë” në vendet nga kanë ardhur./Reporteri.net
Trump merr vendimin e parë si President: Deklaroj emergjencën kombëtare në kufijtë jugor të ShBA’së
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.