Ky është momenti kur kamerat e mediave botërore filmojnë shembjen e ndërtesës 14-katëshe në Gaza, në ditën e tretë të sulmeve ajrore kundër Hamasit nga ana e forcave izraelite.
Një korrespondent për Lindje të Mesme, ka bërë të ditur për mediat ndërkombëtare se aeroplani luftarak i izraelit F-16 shkrepi nëntë raketa mbi kullën Al-Sharouk, transmeton Telegrafi.
Kjo ndërtesë dikur kishte shërbyer si “shtëpi” e disa mediave dhe kishte shumë lokale afariste e apartamente, por që edhe gjatë sulmit të vitit 2014 ishte goditur nga ushtria izraelite.
Nën anën tjetër, zyrtarë izraelitë kanë bërë të ditur se Hamasi kishte përdorur kullën Al-Sharouk dhe disa tjera përreth dhe pikërisht për këtë janë goditur nga forcat ajrore të Izraelit.
Momenti i bombardimit dhe shembjes së kullës është filmuar nga kënde të ndryshme, dhe tregojnë se si për pak sekonda ajo bëhet rrafsh me tokë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.