Udhëtarët janë detyruar sot të rrëshqasin nëpër shtresat përjashta dyerve emergjente, pasi brendia e aeroplanit u mbush me tym, sapo aterruan në aeroportin e Sydney të Australisë.
Fluturimi i aeroplanit të Qantas kishte zgjatur vetëm 20 minuta, pasi është vërejtur një problem në sistemin hidraulik dhe u detyruan të kthehen prapa, prej nga ishin nisur, transmeton Telegrafi.
Raportohet incidenti ka ndodhur në momentin e aterrimit dhe aeroplani nuk ka mundur të arrinte deri në terminal, por evakuimi është bërë me sukses.
Shumica prej tyre janë kollitur pandërprerë dhe patën sy të skuqur si pasojë e tymit, ndërsa disa pësuan lëndime të lehta derisa po largoheshin.
Arsyet e incidentit ende nuk janë bërë të ditura, derisa nëse do kishte ndodhur derisa aeroplani të ishte në fluturim, pasojat mund të ishin më të mëdha.
Për shkak të këtij aterrimi emergjent, në aeroport nuk është shkaktuar ndonjë tollovi, apo të jetë detyruar ndonjë anulim fluturimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.