Një video rrëqethëse e filmuar nga Ishujt Bahamas që e ka publikuar në Twitter deputeti i këtij vendi, Iram Lewis, në shikim të parë duket sikur është filmuar diku në det, por kur shikohet me vëmendje bëhet fjalë për diçka krejt tjetër.
Fjala është për aeroportin ndërkombëtar në Freeport që është përmbysur i tëri, ndërsa pamjet para dhe pas tregojnë se si dikur dukej dhe tani, që uragani Dorian goditi Ishujt Bahama, transmeton Telegrafi.
I vetmi objekt që orienton banorët edhe ndërtesa e bardhë, ku para se të prekej vendi nga moti i ligë, shihet pista e aeroplanëve dhe një aeroplan që bëhej gati për nisje.
Kurse në videon pas uraganit, e njëjta zonë ngjan më shumë me një det ku dallgët e tij janë trazuar, dhe gjithçka që është mbi sipërfaqe të ujit shkatërrohet nga erërat e forta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.