×
  • Lajme
  • Botë

    Afganistan: Kërdi nga Forcat e Rezistencës në Panjshir, 180 talebanë vriten për 24 orë

    Reporteri
    02 Shtator 2021 | 7:31

    Prej më shumë se dy javësh talebanët kanë marrë pushtetin në Afganistan. Por nga ana tjetër janë organizuar edhe grupet e para të rezistencës, ku më i njohuri është në luginën Panjshir, 150 km në veri të kryeqytetit të Afganistanit, Kabul.


    Grupi udhëhiqet nga Ahmad Massoud, djali dhe pasardhësi i komandantit legjendar Ahmad Shah Massoud, një udhëheqës i rezistencës popullore kundër sovjetikëve dhe talebanëve, në vitet ’90.

    Një komandant i ushtrisë afgane, i cili i është bashkuar “Forcës së Rezistencës” është shprehur se ushtarët e tyre kanë vrarë 180 talebanë në Panjshir dhe Kapisa gjatë 24 orëve.

    “Paralajmërim: 135 talibanë u vranë nga Rezistenca në Panjshir dhe 45 në Kapisa në 24 orë. 5 mijë forca tonat po presin në Panjshir të armatosur me artileri të rëndë. Ne nuk jemi komando të zakonshëm. Ne jemi ata që refuzuam të dorëzohemi dhe do të luftojmë deri në vdekje. Mirë se vini në #Panjshir”- shkruan ai në Twitter.

    https://twitter.com/AkbarMohmand2/status/1433074572304125954?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1433074572304125954%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fjoq-albania.com%2Fartikull%2F908901.html

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!