Sipas një lajmi të bërë publik në gazetën gjermane “Bild”, agjencitë e huaja të spiunazhit kanë nisur hetimet për Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel, me synim që të zbulojnë sëmundjen e saj.
Me sa duket deklaratat që ka dhënë zyra e shtypit e Kancelares nuk i kanë bindur këto agjenci, që tashmë kërkojnë të zbulojnë se për çfarë arsye iu shkaktuan të dridhurat Merkelit, të paktën në dy shfaqje publike.
Në dy takime zyrtare, Kancelarja gjermane u filmua nga kamerat duke u dridhur. Zyra e saj tha se të dridhurat iu shkaktuan nga dehidratimi dhe se Merkel nuk ka asnjë problem serioz. Ndërsa në samitin e G20 në Japoni që u zhvillua së fundmi, Merkel qëndroi relativisht e tëhequr. 64-vjeçarja u pyet nga gazetarët edhe në këtë samit rreth shëndetit të saj, ku ajo tha se ishte në gjendje të mirë shëndetsore.
Agjencitë e spiunazhit po përpiqen që të zbulojnë çfarë i ka shkaktuar të dridhurat Kancelares gjermane.
Ndër të tjera, në artikullin e saj, Bild shkruan: “Një burim nga Inteligjenca perëndimore tha se është i sigurt që Kancelarja gjermane ka problem shëndetësor neurologjik”. Bëhet fjalë për udhëheqësen e Gjermanisë, shteti me rëndësinë më të madhe në Bashkimin Europian, dhe për këtë arsye liderët e vendeve të tjera kanë udhëzuar shërbimet e tyre të inteligjencës për të zbuluar më shumë rreth shëndetit të Angela Merkel.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.