×
  • Lajme
  • Botë / Botë

    Agjencitë inteligjente të SHBA-së njoftuan Rusinë për sulmet e mundshme

    Reporteri
    23 Mars 2024 | 8:03

    Një zyrtar amerikan i ka thënë rrjetit televiziv CBS, se SHBA-ja i ka ofruar inteligjencë qeverisë ruse- disa shumë specifike- në lidhje me sulme të mundshme.

    Ani pse nuk e kishin për obligim ta njoftonin, agjencitë amerikane që prej muajit nëntor kanë njoftuar qeverinë ruse për sulmet e planifikuara, me qëllim që të paralajmëronin vendet që ishin për cak.

    Burimi, i afërt me inteligjencën amerikane, ka thënë se kishte rrjedhje të shumta të informacioneve mes SHBA-së dhe Rusisë në lidhje me planet e ISIS-it për ta sulmuar Rusinë.

    Mirëpo deri më tani nuk dihet se kur SHBA-ja e njoftoi zyrtarisht Kremlinin për këto sulme.

    Zyrtarët rusë kanë thënë se numri i personave që u vranë ka shkuar së paku 60. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!