Një 38-vjeçar nga India ka humbur jetën pasi kishte agjëruar për katër ditë për t’u lutur për shërimin e Donald Trump nga Covid-19.
Sipas familjes së tij, B us sa Krishna Raju adhuronte presidentin e SHBA dhe u trondit shumë kur mësoi se ai ishte infektuar nga koronavirusi.
Z. Raju refuzoi ushqimin dhe filloi të lutej për shërimin e Z. Trump kur mësoi për infeksionin e tij javën e kaluar.
Familja e tij bëri të ditur se ai humbi jetën teksa ishte duke pirë një çaj në rezidencën e të afërmit të tij në fshatin Toopran në rrethin Medak.
Një anëtar i ngushtë i familjes i tha Times of India: “Ai ishte mërzitur kur mësoi për testimin e Trump pozitiv për koronavirus. Ai kaloi net pa gjumë, vdiq nga uria dhe u lut për shërimin e presidentit amerikan për tre-katër ditët e fundit. Ai vdiq nga arrest kardiak sot rreth mesditës”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.