Pamje të tmerrshme të një aksidenti janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale menjëherë sapo u ngarkuan në internet.
Një makinë, e drejtuar nga Laylisha Gardner, 19 vjeçe, përfundoi poshtë një kamioni në një autostradë në Çikago.
Pamjet janë filmuar nga një tjetër automjet, ku duket 19-vjeçarja e cila ka dalë në dritare dhe kërkon ndihmë dëshpërimisht, pasi drejtuesi i kamionit nuk ndalej.
Më vonë, policia bëri të ditur se makina, një Honda e zezë, po përpiqej të ndryshonte korsi kur përfundoi poshtë kamionit. Për fat të mirë, pasi bëri disa qindra metra së bashku me makinën e aksidentuar, drejtuesi i kamionit kuptoi se çfarë kishte ndodhur dhe ndaloi. Laylisha Gardner shpëtoi pa lëndime, por me një traumë të madhe nga aksidenti i frikshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.