×
  • Lajme
  • Botë

    Aksident mes 70 makinave në SHBA, shkak kushtet e rënda atmosferike

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 18:12

    Të paktën 5 persona kanë humbur jetën në një aksident ku u përfshinë 70 makina, në qytetin Fort Uorth në Teksas, SHBA.


    Sipas policisë lokale aksidenti tragjik dhe masiv ndodhi për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

    Për shkak të temperaturave të ulëta, segmente të tëra rrugore ishin mbuluar me ngrica të enjten në mëngjes.

    Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve por edhe këmbësorëve të bëjnë kujdes për shkak se akulli i ka bërë edhe trotuaret shumë të rrëshqitshëm.

    Për shkak të aksidentit tragjik, autostrada I-35 u bllokua në të dy drejtimet, për të mundësuar pastrimin e rrugës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!