Një aksident masiv zinxhiror ka ndodhur në një autostradë në Virgjinia herët të dielën që la dhjetëra persona të lënduar.
Së paku 69 vetura janë aksidentuar afër Williamsburgut thonë nga policia e Shtetit të Virgjianias. Në kohën e aksidentit mënohet të ketë qenë akull i madh në rrugë.
Rreshterja Michelle Anaya i ka quajtur kushtet atmosferike, me mjegull dhe akull, si shkaktarë kryesorë të kësaj rrëmuje.
Lëndimet e njerëzve janë të ndryshme, prej atyre që kanë marrë gërvishtje të lehta deri në ata që janë në rrezik për jetën.
51 viktima gjithsej janë bartur me helikopter nëpër spitale, ndërkohë që policia nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme, transmeton Gazeta Express.
Gjithsesi, autoritetet kanë punuar maksimalisht dhe autostrada është liruar në orët e pasditës për qarkullim normal. /Express/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.