Një aksident në Pensilvani është bërë kryefjalë e mediave për shkak të lartësisë në të cilën përfundoi mjeti që doli nga rruga.
Në fotot që qarkullojnë në media shihet se makina ka përfunduar “e ngulur” në katin e dytë të një shtëpie, ndërsa zyrtarët po e konsiderojnë aksidentin si një “veprim të qëllimshëm”.
Policia e gjeti makinë gri të futur brenda katit të dytë të shtëpisë në qytetin e Lewistown.
Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje për mënyrën sesi automjeti përfundoi në katin e dytë, por kanë nisur përgatitjen e akuzave ndaj shoferit.
Dyshohet se tre persona ishin brenda shtëpisë në momentin e përplasjes, por askush nuk u lëndua. Shoferi pas përplasjes doli në çati dhe më pas u dërgua në spital pasi kishte marrë lëndime.
Ndërkohë, departamenti i zjarrfikësve tha se iu deshën rreth tre orë punë për të larguar makinën nga kati i dytë./A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.