×
  • Lajme
  • Botë

    Aksidenti në Kroaci, shefi i zjarrfikësve: Skenat ishin kaotike, një trup i pajetë ishte nën autobus

    Reporteri
    04 Maj 2025 | 19:55

    Skenat pas aksidentit në Kroaci mes autobusit dhe një veture ku mbetën të vdekur dy persona dhe u lënduan 31, sipas zjarrfikësve ishin të tmerrshme.

    “Ishin kaotike. Njerëzit bërtisnin për ndihmë. Zjarrfikësit menjëherë filluan t’i shpëtonin. Një ambulancë mbërriti dhe më pas i shpëtuam të gjithë së bashku”, tha komandanti i brigadës së zjarrfikësve në Popovaqa, Tomislav Jalzheçiq.

    “Ishte një person i vdekur poshtë autobusit dhe ai moment ishte i gjatë. Ne prisnim që të vinte një vinç për të ngritur autobusin në mënyrë që ta nxirrnim të vdekur”, tha më tej ai.

    Asnjë nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetën.

    “Janë lëndime të rënda fizike dhe kërkojnë trajtim kirurgjik”, kanë thënë nga spitali për mediat lokale.

    Tutje bëhet e ditur se edhe drejtuesi i autobusit dhe ai i veturës pritet të arrestohen dhe do të merret një vendim pasi të mblidhen të gjitha informacionet përkatëse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!