×
  • Lajme
  • Botë / Kronikë e zezë

    Aksidentohet rëndë autobusi në Turqi, vdesin 12 udhëtarë

    Reporteri
    21 Gusht 2023 | 18:56

    Një autobus me pasagjerë është aksidentuar këtë të hënë në Turqi, duke lënë 12 njerëz të vdekur e 19 tjerë të lënduar.

    Siç raporton ABC News, aksidenti ka ndodhur pasi shoferi ka humbur kontrollin e automjetit, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Autobusi po udhëtonte nga Sivas, në drejtim të Stambollit.

    Guvernatori Ali Ozkan ka njoftuar se prej 12 që humbën jetën, 11 prej tyre vdiqën në vendngjarje ndërsa një tjetër vdiq në spital.

    Ai ka njoftuar se kanë filluar hetimet lidhur me rastin, ndonëse dyshimet e para janë se ndodhi nga pakujdesia e shoferit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!