×
  • Lajme
  • Botë

    Aktivistja 16-vjeçare e njohur mjedisore arrin në New York me jahtin me zero emetime

    Reporteri
    28 Gusht 2019 | 21:13

    Është vetëm 16-vjeçare, por ndikimi i saj në botë po shënon rritje.


    Adoleshentja suedeze, Greta Thunberg, aktualisht është aktivistja më e njohur e mjedisit.

    Tashmë ajo ka mbërritur në SHBA me një jaht me zero emetim.

    Aktivistja Thunberg u vonua të arrijë në Nju Jork, pasi mjeti lundrues i saj u përball me kushte të pafavorshme klimatike.

    Tërë aktivitetin e saj ajo është përkujdesur ta paraqesë edhe në rrjetet sociale.

    Suedezja udhëtoi me emetim zero për të zvogëluar ndikimin mjedisor të udhëtimit të saj. Thunberg do të mbajë një fjalim në Samitin e OKB-së për Klimën të paraparë më 23 shtator.

    “Gjithmonë do të ketë njerëz që nuk e kuptojnë ose nuk e pranojnë shkencën. Unë, thjesht, do t’i injoroj ata, sepse jam duke komunikuar me shkencë. Nuk po i them askujt se çfarë të bëjë apo çfarë të mos bëjë. Mendoj se duhet ta shfrytëzoj këtë rast për vetëdijesim të njerëzve”, ka thënë Thunberg, transmeton KTV.

    16-vjeçarja suedeze është bërë ikonë e lëvizjes gjithnjë në rritje të aktivistëve të rinj mjedisorë.

    Protestat e saj javore frymëzuan greva nxënësish e studentësh në më shumë se 100 qytete të botës.

    Më 14 gusht, Thunberg u nis nga Mbretëria e Bashkuar me jahtin ‘Malizia II’.

    Anija drejtohet nga Boris Herrmann dhe Pierre Casiraghi.

    ‘Malizia II’ do t’i lejojë asaj të bëjë udhëtim me emetime zero, falë paneleve diellore dhe turbinave nënujore, që prodhojnë energji elektrike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!