×
  • Lajme
  • Botë

    Akuzohej për ngacmime seksuale, jep dorëheqje guvernatori i Nju Jorkut

    Reporteri
    10 Gusht 2021 | 21:18

    Këtë të martë është dorëhequr nga posti i Guvernatorit të New York-ut, Andrew Cuomo.


    Mediat vendase bëjnë me dije se ky është një vendim që është marrë pas akuzave të ngritura ndaj tij nga disa gra, sipas të cilave, 63-vjeçari ka bërë ndaj tyre prekje të padëshiruara apo jo konsesuale, sikurse edhe komente të natyrës seksuale.

    Cuomo në  një konferencë për mediat ka këmbëngulur se është i pafajshëm dhe se nuk ka prekur askënd, por tha se po tërhiqet nga posti i tij për të mirën e njerëzve, në mënyrë që qeveria të përqendrohet te pandemia dhe jo te çështje të tjera.

    Andrew Cuomo do të zëvendësohet nga Kathy Hochul, brenda dy javësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!