×
  • Lajme
  • Botë

    Al Kaeda uron talebanët: Do të vazhdojmë xhihadin për të dëbuar pushtuesit

    Reporteri
    19 Gusht 2021 | 12:33

    Al Kaeda në Gadishullin Arabik (AQAP) përgëzoi talebanët, të cilët rimorën pushtetin në Kabul dhe u zotua të vazhdojë xhihadin (luftën e shenjtë).


    “Kjo fitore dhe marrja e pushtetit na kujton se lufta dhe beteja e shenjtë janë një mjet legjitim dhe realist, i bazuar në sheriat, për të rivendosur të drejtat dhe dëbuar pushtuesit dhe forcat pushtuese,” tha grupi i organizatës e vendosur në Jemen.

    Talebanët i ofruan al Kaedës strehë gjatë sundimit të tyre të mëparshëm në Afganistan (1996-2001), duke e detyruar SHBA-në që të vendoset në atje.

    SHBA e konsideron AQAP të jetë krahu më i rrezikshëm i rrjetit global të Al Kaedës dhe ka kryer sulme në shënjestër të luftëtarëve të tij në Jemen.

    Të hënën, luftëtarët AQAP festuan kthimin e talebanëve në pushtet në Afganistan me fishekzjarre dhe sulme ajrore në provincat e Jemenit.

    Në bisedimet e fundit me Shtetet e Bashkuara, talebanët janë zotuar të mos ofrojnë mbrojtje për luftëtarët e Al Kaedës . Sidoqoftë, ekspertët besojnë se dy lëvizjet islamike do të mbajnë lidhje të ngushta, por më të matura. g.v/abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!