×
  • Lajme
  • Botë

    Alarm për bombë, evakuohet xhamia më e madhe në Gjermani

    Reporteri
    09 Korrik 2019 | 16:18

    Xhamia më e madhe e Gjermanisë, e vendosur në qytetin e Këlnit, u evakua pas një kërcënimi për bombë të dërguar me email.


    Policia rrethoi zonën dhe bëri kontrollet e nevojshme në godinë. Xhamia drejtohet nga një grup islamik gjermano-turk.

    Zyrtarët e saj njoftuan se kërcënimi për bombë iu dërgua me email nga një grupim i së djathtës ekstreme.

    Gjermania po përjeton një rritje të islamofobisë vitet e fundit për shkak të gjuhës së urrejtjes të përdorur nga partitë dhe lëvizjet ekstremiste.

    Në Gjermani jetojnë 4.7 milionë myslimane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!