Aeroporti i Beogradit “Nikolla Tesla”, është evakuuar për shkak të një alarmi për bombë në aeroplanin e kompanisë ajrore gjermane “Lufthansa”, shkruajnë mediat serbe, transmeton Reporteri.net.
130 udhëtarë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit u evakuuan menjëherë nga aeroplani.
Aeroplani ishte në përgatitje për një fluturim drejt Frankfurtit.
Siç shkruajnë mediat serbe, aeroplani është zhvendosur urgjentisht në një pozicion prej 3.000 metrash ku ekipi i ekspertëve do të inspektojë avionin, si dhe të gjitha bagazhet.
Përndryshe, në këto situata, avionët lëvizin në këtë pozicion, sepse në rast të një shpërthimi nuk ka rrezik për objekte dhe automjete përreth. /Reporteri.net