×
  • Lajme
  • Botë

    Alarmi për bombë në Washington, evakuohen një pjesë e Shtëpisë së Bardhë, Gjykata Supreme dhe Biblioteka e Kongresit

    Reporteri
    19 Gusht 2021 | 19:40

    Gjykata Supreme në Amerikë është evakuar pas alarmit për dyshime se është vendosur një bombë në Capitol Hill. Po ashtu, është mbyllur edhe Libraria e Kongresit pasi që një person me kamionit është parkuar jashtë bibliotekës dhe deklaroi se ka një bombë brenda.


    Edhe një pjesë e Shtëpisë së Bardhë është evakuar për shkak të dyshimit për bombë.
    Policia e Capitol Hill-it në Tëitter ka shkruar që “të gjithë të qëndrojnë larg kësaj hapësire”.

    “Është një investigim i kërcënimit aktiv me bombë”, shkroi Policia e Captiolit në Twitter, raporton CNN, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net”.

    “Negociuesit janë duke punuar shumë për të pasur një zgjidhje paqësore të këtij incidenti”, tha kryepolici i Policisë së Capitolit për gazetarët, Chief Tom Manger.

    Tutje Manger tregoi se menjëherë pas lajmit për bombë janë evakuar të gjithë personat në objektet përreth.

    I dyshuari për vendosjen e bombës është një amerikan nga Karolina e Veriut sipas zyrtarëve të policisë amerikane.

    Personi që dyshohet për vendosjen e bombës, sipas mediave amerikane, është duke thirrur parulla anti qeveritare.

    Zyrtarët thanë se burri pretendonte se kishte një rezervuar me propan brenda kabinës së kamionit.

    Dy zyrtarë të policisë i thanë televizionit amerikan NBC se shoferi po komunikon me autoritetet duke shkruar në një dërrasë që kishte në automjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!