Kreu i Kishës Ortodokse serbe, patriarku Irinej, i cili njihej për afërsinë me presidentin serb dhe për retorikën anti-shqiptare, ka vdekur sot si pasojë e infektimit me COVID-19.
Ngushëllime për të ka shprehur edhe ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, i cili çuditërisht e ka lartësuar Irinejn duke thënë se ka qenë ‘inspirim për adhuruesit e panumërt’
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe keqardhjen time të thellë për vdekjen e Patriarkut Irinej. Me devotshmërinë e tij për besimin, kishën dhe besimtarët, ai ishte një inspirim për adhuruesit e panumërt. U prehtë në paqe”, ka shkruar ambasadori amerikan.
У име Сједињених Америчких Држава, изјављујем искрено саучешће и дубоко жаљење због упокојења патријарха Иринеја. Својом преданошћу вери, цркви и њеним верницима био је надахнуће небројеним поклоницима. Покој му души и нека почива у миру Божијем.
— Ambassador Christopher R. Hill (@usambserbia) November 20, 2020
Irinej ishte infektuar me COVID-19 para disa ditësh, derisa i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Lajmin për vdekjen e tij e ka thënë sot presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.