Marrëdhënia midis presidentëve francezë dhe brazilianë ka marrë një kthesë për keq edhe më shumë që kur zjarret Amazon filluan të tërheqin vëmendjen në të gjithë botën, transmeton Reporteri.net.
Ish luftëtari i MMA-së, Renzo Gracie u emërua Ambasador i Turizmit Ndërkombëtar, një degë e Ministrisë së Turizmit të Brazilit, dhe ai shpejt u hodh në debatin midis presidentit brazilian dhe Macron, duke marrë natyrshëm anën e vendit të tij. Në një video të të shpërndarë nga botuesi i lajmeve braziliane UOL, Renzo kërcënoi se do ta mbyste Macronin nëse vazhdon të flasë për zjarret e Amazonës.
Renzo Gracie postoi në Twitter një video ku thotë se Macron është një “klloun” që “flet budallallëqe”, duke iu referuar polemikave për zjarret në Amazonë.
“Zjarri i vetëm është ai brenda zemrave të brazilianëve dhe brenda zemrës së Presidentit tonë o klloun. Eja këtu po nuk të kapa nga ajo qafa që e ke si pulë”, thotë Garcie, në postimin e tij.
Ai shkon edhe më tutje me fjalorin ekstrem duke ofenduar edhe gruan e presidentit francez.
“Gruaja e tij është e bukur apo e shëmtuar? A do ta merrnit ju për grua? Nëse flet keq për vendin tonë, prit kundërpërgjigje. Fakti që ai fle në shtrat me një dragua, nuk e bën ekspert zjarresh. Ajo është e shëmtuar”, u shpreh ai. /Reporteri.net
Nomeado "embaixador do turismo", Renzo Gracie tem se reunido com empresários e autoridades do EUA pra atrair turistas ao Brasil. Em viagem a Miami, ele gravou esse vídeo no qual chama o pres da França de franga e diz que vai pegá-lo pelo gogó 👇 pic.twitter.com/LGE1WYJNnH
— Adriano Wilkson (@adrianowilkson) August 31, 2019