×
  • Lajme
  • Botë / Lufta në Lindjen e Mesme

    Ambasadorja izraelite: Hamasi po përdor popullin e Gazës si mburojë, u konvenon të ketë sa më shumë viktima civile

    Reporteri
    25 Tetor 2023 | 20:44

    Ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv, ka thënë se Hamasit nuk i intereson t’i mbrojë qytetarët palestinezë, pasi sipas saj, numri i shtuar i civilëve të vdekur i kontribuon narrativës së tyre.

    Ziv tha se mirëqenia e popullësisë në Gazë është përgjegjësi edhe e Hamasit derisa shtoi se Izraeli po përpiqet të lëndojë sa më pakë civilë, shkruan Reporteri.net.

    “E dini, nëse Hamasi do të shqetësohej për njerëzit e tij, numri i viktimave civile do të ishte shumë më i vogël. Ata përdorin popullin e Gazës si mburojë njerëzore. Pra, ata janë një organizatë krejtësisht cinike, jo vetëm që u përpoqën dhe po përpiqen të vrasin hebrenjtë dhe izraelitët, por nuk kanë parasysh popullin e tyre. Dhe është në interesin e tyre që të ketë një numër shumë të madh të viktimave civile, sepse kjo i shërben narratives së tyre”, tha ajo për Radio Kosova.

    “Pra përgjegjësia për mirëqenien e popullit të Gazës është para së gjithash në duart e Hamasit. Sigurisht, ne po bëjmë çmos që të mos lëndojmë popullsinë civile”, tha tutje Ziv.

    Derisa pretendoi se Izraeli nuk ka sulmuar spitalet në Gazë, ambasadorja izraelite tha se nuk është qëllimi që lufta të zgjerohet përtej Rripit të Gazës por që nuk e përjashton si mundësi.

    “Tërë liderët e botës së lirë dhe demokratike kanë qëndruar pas Izraelit duke na mbështetur. Nëse Hezbollahu hap një sulm të gjithanshëm ndaj nesh, atëherë sigurisht që ky akt do të shkojë në një konflikt shumë më të madh”, tha ajo. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!