×
  • Lajme
  • Botë

    Amerika emëron ambasador në Venezuelë pas 10 vitesh

    Reporteri
    19 Nëntor 2020 | 11:13

    James Story detyrën e tij në ambasadën e SHBA-së në Karakas do ta kryejë nga kryeqyteti i Kolumbisë, Bogota.


    SHBA ka emëruar ambasador në Venezuelë pas një periudhe 10 vjeçare.

    Kandidimi për ambasador i James Story u miratua në Senatin Amerikan të mërkurën. Bëhet e ditur se Story detyrën e tij në ambasadën e SHBA-së në Karakas do ta kryejë nga kryeqyteti i Kolumbisë, Bogota.

    Parashikohet se James Story do të luajë një rol të rëndësishëm në drejtimin e politkës së SHBA-së për Venezuelën në periudhën e të zgjedhurit president të SHBA-së, Joe Biden.

    Marrëdhëniet SHBA-Venezuelë filluan të prishen në periudhën e ish presidentit venezuelian, Hugo Chavez. SHBA dhe Venezuela nuk kanë emëruar reciprokisht ambasadorë që prej vitit 2010.

    Dy vendet shkëputën plotësisht marrëdhëniet diplomatike vitin e kaluar dhe tërhoqën diplomatët pasi Washingtoni mbështeti Juan Guaido-n, kreun e Asamblesë kombëtare nën kontrollin e opozitës në Venezuelë i cili kishte shpallur veten “president të përkohshëm”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!