×
  • Lajme
  • Botë

    Amerika ia tregon forcën Iranit, ngre në qiell avionët më të avancuar në botë

    Reporteri
    07 Janar 2020 | 13:59

    Në kulmin e tensioneve me Iranin, SHBA ka treguar forcën. Forca ajrore amerikane ka kryer një stërvitje duke ngritur në qiell 52 avionë F-35A të cilët vlejnë 4.2 miliardë dollarë.


    F -35 njihet si avioni më i përparuar ushtarak i ngritur ndonjëherë në qiell.

    Uashingtoni e ka fajësuar Soleimanin për vrasjen e trupave amerikane në Irak dhe e ka akuzuar atë për komplot për sulme të reja pak para vrasjes së tij, javën e kaluar pranë aeroportit të Bagdadit.

    Vrasja e numrit të të Iranit nga SHBA ka shtuar tensionet mes dy shteteve. Soleimani ka udhëhequr milicitë iraniane në konfliktet në Siri, Irak, Liban dhe Jemen. Shtetet e Bashkuara e kanë konsideruar si “terrorist”. Nga ana tjetër, Irani ka premtuar hakmarrje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!