Uragani Dorian ka rënë nga kategoria katër në atë të tretën, me erëra që arrijnë 193 kilometra në orë, nga 209 kilometra në orë që ishin dje.
Megjithatë trazirat vazhdojnë të godasin Bahamasin ndërsa uragani është rreth 48 kilometra në veri të Friportit, në ishullin Grand Bahamas, si dhe rreth 160 kilometra në lindje të Uest Palm Biç, në Florida.
Të paktën pesë persona humbën jetën në Bahamas si pasojë e kalimit të uraganit shkatërrimtar Dorian, deklaroi kryeministri i vendit, Hubert Minnis.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Minnis tha se 21 persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital në Nassau.
Pesë nga të plagosurit ishin në gjendje të rëndë.
Ai tha se vendi i tij ishte në mes të një tragjedie historike dhe se përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit u penguan nga stuhia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.