Një kompani amerikane ka arritur të shkruajë historinë duke u bërë e para komerciale që arrin të ulë robotin e saj në Hënë, raporton BBC.
Kompania me bazë në Houston, “Intuitive Machines” ka ulur robotin e saj Odisenë afër polit jugor të Hënës, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Ky është moment i rëndësishëm, jo vetëm për hulumtimin komercial të hapësirës, por edhe për programin amerikan të hapësirës në përgjithësi.
“Intuitive Machines” ka thyer mungesën e SHBA-së për më shumë se gjysmëshekulli në sipërfaqen e Hënës.
Ishte misioni Apollo i vitit 1972 qëkur një pajisje harduerike amerikane preku sipërfaqen hënore.
“SHBA-ja është kthyer në Hënë”, ka thënë Bill Nelson, administrator i NASA-s. “Sot, për herë të parë në historinë e njerëzimit, një kompani private – kompani amerikane – ka nisur udhëtimin këtu. Sot është dita që tregon fuqinë e partneritetit komercial të NASA-s”, ka shtuar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.