×
  • Lajme
  • Botë

    Amerikanët mendojnë se Zoti me coronavirus i dërgoi porosi njerëzimit për të ndryshuar

    Reporteri
    16 Maj 2020 | 17:28

    Një e treta e besimtarëve në SHBA, mendojnë se Zoti me anë të coronavirusit të ri (COVID-19) i dërgoi porosi njerëzimit për të ndryshuar mënyrën e jetesës.


    Anketa e bërë nga Fakulteti i Teologjisë i Universitetit Chicago dhe Qendra e Hulumtimit të Çështjeve Publike NORC – Associated Press, tregoi se njerëzit mund të jenë në kërkim të kuptimit më të thellë në pandeminë COVID-19, shkruan Anadolu Agency.

    Sipas rezultateve të anketës, 31 për qind e amerikanëve besimtarë mendojnë se COVID-19 është një porosi e Zotit të cilën e ka dërguar për ndryshimin e njerëzimit.

    Përqindja e amerikanëve me ngjyrë që besojnë se COVID-19 është porosia e Zotit, pa bërë dallime arsimore, gjinore dhe të të ardhurave, është më e lartë nga komunitetet tjera.

    Këtë pikëpamje tek afro-amerikanët e mbrojnë 47 për qind, tek latinët 37 dhe 27 tek amerikanët e bardhë.

    Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 86.970, ndërsa janë infektuar mbi 1,46 milionë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!