×
  • Lajme
  • Botë

    Amerikanët si kosovarët, në New York protestohet me tenxhere në ballkone

    Reporteri
    06 Prill 2020 | 11:54

    Amerika po përballet fuqishëm më koronavirusin ditëve të fundit. Në New York, 90% e njerëzve thuhet se janë të izoluar javën që lamë pas.


    Kjo ka bërë që popullata të jetë e pakënaqur me këtë situatë dhe masat shtrënguese që ka marrë shteti.

    Për këtë, është organizuar një protestë nga ballkonet, e ngjashme me protestat që së fundi janë organizuar në Prishtinë.

    Me lugë, tenxhere e gjësende të tjera, banorët kanë shprehur revoltën ndaj shtetit duke protestuar secili në formën e vet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!