Këshilli i Amsterdamit e ka ndaluar qarkullimin e anijeve lundruese në qendër të qytetit, teksa tenton të kufizojë numrin e vizitorëve dhe ta luftojë ndotjen e ajrit.
Politikanët kanë thënë se qarkullimi i anijeve nuk është në linjë me planet e qytetit për turizëm.
Kjo nënkupton se terminali qendror për anije, në stacionin kryesor të Amsterdamit, do të mbyllet.
Kjo është masa e fundit që merr kryeqyteti holandez për të parandaluar turizmin masiv në qytet.
Anijet lundruese janë simbol i këtij problem, pasi më shumë se 100 anije të tilla të mëdha ankorohen në qytet çdo vit.
Në mesin e masave tjera të marra së fundi, Këshilli i qytetit e ka ndaluar edhe tymosjen e kanabisit në disa zona.
Në muajin mars, qyteti e ka nisur një fushatë online, duke u bërë thirrje britanikëve që të mos shkojnë atje për të festuar para martesës.
Amsterdami është bërë viktimë e popullariteti që ka, pasi tërheq 20 milionë turistë në vit, dhe ai kryesisht njihet për organizim të festave./REL
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.