×
  • Lajme
  • Botë

    Anëtar i “Dëshmitarëve të Jehovait”, ky është autori i sulmit në Gjermani

    Reporteri
    10 Mars 2023 | 13:14

    Tetë persona vdiqën dhe dhjetë të tjerë u plagosën në të shtëna në një tempull të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg.

    Bild raporton se i dyshuari për sulmin është Philip F, 35 vjeç, transmeton Reporteri.net.

    Policia ka caktuar një konferencë për media ku do të japin më shumë detaje për këtë sulm.

    Sulmuesi, i cili dyshohet se është ish-pjesëtar i këtij komuniteti, mbrëmë rreth orës 21:00 ka hyrë në ambientet e Dëshmitarëve të Jehovait dhe ka nisur të vrasë njerëz duke shtënë me breshëri plumbash.

    Policia tha mëngjesin e sotëm se sulmuesi ndoshta ishte në mesin e tetë të vrarëve, por nuk e bëri të ditur identitetin e tij.

    Sipas revistës Spiegel, ai është një ish-anëtar i Dëshmitarëve të Jehovait. Para krimit ai nuk ishte në dosje në polici, ndaj nuk etiketohej si ekstremist.

    Philipp F., siç raportohet, u rrit në në një familje rreptësisht fetare. Pas mbarimit të shkollës së mesme, ai u trajnua si nëpunës banke në një bankë private gjermane.

    Më pas studioi për administrim biznesi dhe pas qëndrimeve të ndryshme jashtë vendit u vendos në Hamburg. Kohët e fundit ka punuar në një qendër biznesi.

    Në faqen e internetit të kompanisë së tij ai e përshkruan veten si “multikulturor” dhe “evropian me vetëbesim”.

    Deri më tani nuk dihen motivet e vrasjes. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!