Kancelarja Angela Merkel ka hyrë vullnetarisht në karantinë në shtëpi. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i saj, Steffen Seibert, të dielën pas një konference për shtyp të kancelares në Berlin.
Arsyeja është se Merkel të premten mori vaksinë nga një mjek i cili tani ka testuar pozitiv për koronavirusin, shkruan Reporteri.net.
“Merkel do të testohet për virusin në ditët në vijim. Kancelarja gjithashtu do të bëjë biznesin e saj nga karantina në shtëpi,” theksoi Seibert.
Kujtojmë se Merkel u kishte bërë thirrje njerëzve në Gjermani që të respektojnë rregullat e reja të distancës gjatë dy javëve të ardhshme për shkak të përhapjes së koronavirusit.
“Kjo është mënyra se si ne shpëtojmë jetë,” kishte deklaruar ajo. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.