×
  • Lajme
  • Botë

    Angela Merkel grabitet teksa bënte pazar në një supermarket, megjithëse ishte me truproje

    Reporteri
    01 Mars 2022 | 17:27

    Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, derisa po bënte blerje në një supermarket në Berlin, i është vjedhur portofoli, një kartë krediti, letërnjoftimi dhe patenta e shoferit, shkruan Reporteri.net.

    Sipas informacioneve të agjencisë gjermane të shtypit, të enjten në mëngjes, rreth orës 11:40 në një supermarket ushqimesh në Morsestrasse në Charlottenburg, ish kancelarës gjermane i vodhën çantën teksa po bënte pazar.

    Policia konfirmoi zyrtarisht vetëm një vjedhje që një grua 67-vjeçare denoncoi në komisariatin e policisë në Friedrichstrasse në Berlin-Mitte. Portofoli i vjedhur kishte një kartë identiteti, kartë krediti, patentë shoferi dhe para të gatshme. Zyra e ish-kancelares nuk pranoi të komentonte. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!