Rreth ’60 deri në 70 përqind’ të gjermanëve do të infektohen me koronavirus vdekjeprurës, ka parlajmëruar gjatë ditës së sotme Kancelarja Angela Merkel.
Infeksioni tanimë po transmetohet në gati 30 vende në të gjithë Evropën, paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Frika nga infeksioni i rrezikshëm ka përfshirë edhe kontinentin Evropian, i cili ka regjistruar më shumë se 17,000 raste dhe mbi 700 vdekje.
Italia është izoluar totalisht të hënën në mbrëmje dhe sot regjistroi numrin e saj më të lartë të vdekjeve, me 168 brenda ditës. Kjo shtyu numrin e vdekjeve jashtë Kinës në më shumë se 1.000.
Shefat e OBSH-së kanë konfirmuar tani se përhapja e koronavirusit është bërë në 27 vende evropiane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.