×
  • Lajme
  • Botë

    Anglia e bën të detyrueshëm përdorimin e maskës

    Reporteri
    23 Korrik 2020 | 18:40

    Britania ashpërson masat për të luftuar pandeminë coronavirus. Duke nisur nga kjo e premte, përdorimi i maskës mbrojtëse në dyqane do të jetë i detyrueshëm. Akoma është e paqartë se kush do të monitorojë sjelljen e qytetarëve në ambiente publike dhe nëse ka gjoba për shkelësit.


    Por shumë shpejt, qeveria e kryeministrit Boris Johnson, do të prezantojë të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet e reja. Aktualisht lejohet grumbullimi i jo më shumë se 30 personave në hapësira private apo publike. Megjithatë kjo mund të ndryshojë.

    Sipas asaj që raporton BBC, autoritetet mund të mbyllin atraksionet publike dhe vendet e pushimit si plazhet. Gjithashtu mund të pezullojnë dhe aktivitetet e pabeve, bareve dhe bizneseve të tjera nëse konsiderohen rrezik për përhapjen e Covid-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!