Nga dita e sotme shumë prej masave të vendosura nga koronavirusi në Britani janë hequr. Kryeministri Boris Johnson ka kërkuar që gjithsesi të tregohet kujdes.
Me vendimin e ri, nuk ka kufizime se sa njerëz mund të takohen ose të marrin pjesë në aktivitete, në klube të rihapura edhe gjatë mesnatës dhe në restorante.
Ndërsa ministri përgjegjës për vaksinimin ka njoftuar se së shpejti do të nisë vaksinimi për fëmijët nga 12 vjeç deri në 17 vjeç.
Në një video të postuar në Tëitter pasditen e djeshme, Kryeministri britanik tha se tani ishte “momenti i duhur” për të kaluar në fazën e fundit të daljes nga bllokimi.
“Nëse nuk e bëjmë tani, duhet të pyesim veten se kur do mund ta bëjmë?” tha ai, duke shtuar se virusi do të kishte avantazhin e motit të ftohtë në vjeshtë dhe dimër: “Ne duhet të veprojmë me kujdes. Duhet të kujtojmë se ky virus është fatkeqësisht akoma aty. Rastet po rriten, kemi rritje ekstreme të variantit Delta.”
Like so many people I’ve been pinged by NHS Test and Trace as I have been in contact with someone with COVID-19, and I will be self-isolating until Monday 26th July. pic.twitter.com/X57gDpwDqe
— Boris Johnson (@BorisJohnson) July 18, 2021
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.