×
  • Lajme
  • Botë

    Anglia po planifikon bllokim, relaksim për Krishtlindje dhe sërish mbyllje

    Reporteri
    02 Nëntor 2020 | 12:56

    Bllokimi i dytë i Britanisë mund të vijojë edhe përgjatë vitit 2021 me një periudhë relaksimi gjatë festës së krishtlindjeve. Këtë kanë thënë disa nga ministrant e kabinetit britanik, duke shkaktuar dhe një konfuzion mes qytetarëve. Vetë kryeministri Boris Johnson njoftoi këtë fundjavë se kufizimet do të qëndrojnë në fuqi deri më 2 dhjetor dhe më pas do ketë lirim të masave.


    Ministrat kanë thënë se do të ishte shumë e vëshirë për të liruar masat në dhjetor, nëse infektimet, shtrimet në spital dhe numri i viktimave do të rritet sërish brenda një muaji. Ata janë disi skeptikë, duke thënë se edhe nëse vendosen masa të ashpra, njerëzit do i thyejnë ato për Krishtindje dhe kjo do reflektohet në përhapje të mëtejshme të Covid.

    Një prej ministrave thotë se ekziston frika se në katër javët e ardhshme, shifrat e të infektuarve do jenë shumë më të larta se tani.

    Edhe Michael Gove deklaroi dje se bllokimi mund të zgjasë edhe në vitin tjetër, nëse R e transmetueshmërisë së virusit nuk ulet me sukses deri në fillim të dhjetorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!