Fëmijët janë dukshëm më pak të prekur nga koronavirus – tha një ministër i lartë në Angli për Sky News, ndërsa qeveria përpiqet të largoj frikën për disa shkolla që rihapen nga qershori.
Michael Gove, ministër i kabinetit, tha se nxënësit dhe stafi do të jenë sa më të sigurtë kur fëmijët nga klasa e parë deri tek klasa e gjashtë të rikthehen në shkollë transmeton GazetaShneta.
Shkollat po planifikohen të rihapen në muajin e ardhshëm, e kjo sipas Gove, Britania e Madhe po ndiqte hapat e Danimarkës.
Përkundër Skocisë, Uellsit dhe Irlandës Veriore që kanë distancim të rreptë shoqëror, masat në Angli janë lehtësuar pak për të lejuar disa personat që të mund të kthehet në punë.
Shkollat janë paralajmëruar që të rihapen tek disa fëmijë brenda disa javësh, ndërsa disa dyqane të detyruara të mbyllen më shumë se dy muaj më parë u është thënë se mund të fillojnë tregtinë përsëri nga korriku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.