Së shpejti në Arabinë Saudite pritet të hapet një “klub nate hallall”, njoftim ky që ka shkaktuar të qeshura në internet dhe zemërim tek konservatorët.
Ky klub nate do të hapet në qytetin bregdetar të Jeddahit.
Në këtë klub është njoftuar se do të shërbehet vetëm kokteje jo-aloolike. Mirëpo hapja e këtij klubi është duke u kundërshtuar nga disa lëvizje në Arabinë Saudite, duke përdorur edhe Hashtegun “Nuk pranohen akte të tilla në plazhin e Jeddahit”, shkruan Insajderi
Tony Habre, drejtor i përgjithshëm ka treguar për agjencinë e lajmeve Arabian Business se klubi është një kafene që pritet të vijnë shumë njerëz.
“Tregu saudit do të jetë i madh, sepse komunitetet lokale janë të shumta dhe ka shumë njerëz që dalin”, ka thënë Habre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.