×
  • Lajme
  • Botë

    Arabia Saudite pritet ta ekzekutojë me vdekje djaloshin që u arrestua kur ishte vetëm 13 vjeç

    Reporteri
    09 Qershor 2019 | 13:36

    Arabia Saudite po kërkon që të ekzekutohet me vdekje djaloshi i cili ishte arrestuar në moshën 13-vejçare, gjë që ka çuar në  një reagim të ashpër të shumë organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.


    Murtaja Qureiris, aktualisht 18 vjeçar, përballet me akuzat  për pjesëmarrje në protestat protesta anti-qeveritare në këtë vend. Ai po ashtu akuzohet se ishte pjesëtar i një “organizate terroriste”, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.

    Siç raporton CNN, 18 vjeçari mohon akuzat duke pretenduar se rrëfimet tek të cilat mbështetet prokuroria janë marrë nën presion.

    Organizata Amnesty International njoftoi se ka konfirmuar se prokurori publik i vendit po kërkon dënimin me vdekje për veprat penale të cilat datojnë që kur  Qureiris ishte vetëm 10 vjeç.

    “Nuk duhet të kemi dyshime se autoritetet e Arabisë Saudite janë gati të bëjnë çdo gjë për qytetarët që nuk pajtohen me qëndrimet e tyre, duke përfshirë këtu edhe dënimin me vdekje për burrat që ishin thjesht djem në kohën e arrestimit të tyre”, tha Drejtori i kërkimit  për Lindjen e Mesme nga  Amnesty International, Lynn Maalouf.

    Qureiris, një pjesëtar i komunitetit shiia u arrestua në  vitin 2014 nga autoritetet kufitare gjatë një udhëtimi që po bënte me familjen e tij për në Bahrein, shkruan CNN.

    Qureiris dyshohet se ishte rrahur dhe kërcënuar gjatë marrjes në pyetje para se të transferohej në një burg  për fëmijët e moshës 16 vjeç.

    Muaj më parë, Riadi bëri një nga ekzekutimet më masive në vitet e fundit kur 37 njerëz u ekzekutuan për sulme të dyshuara terroriste. Human Rights Watch e përshkroi dënimin si “grotesk” dhe tha se shumica e të dënuarve ishin anëtarë të pakicës shiite, të cilët janë të persekutuar në këtë shtet në mënyrë të vazhdueshme./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!