Arabia Saudite njoftoi se për shkak të pandemisë së koronavirusit, vetëm 60 mijë njerëz nga brenda vendit do të pranohen për Haxh këtë vit dhe asnjë nga jashtë.
Ministria e Haxhit dhe Umres e Arabisë Saudite lëshoi një deklaratë me shkrim mbi masat që do të merren për shkak të pandemisë dhe mbi atë se kush do të pranohet gjatë Haxhit.
Në deklaratë thuhet se 60 mijë vetë që do të pranohen për Haxh nga vendi duhet të jenë persona pa sëmundje kronike, të moshës midis 18 dhe 65 vjeç dhe të vaksinuar kundër virusit.
Më 9 maj, Ministria e Haxhit dhe Umres kishte njoftuar se Haxhi i këtij viti do të mbahet nën kushte të sigurisë për shkak të pandemisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.