Një djalë i ri pësoi lëndime të tmerrshme pasi arkivoli i gjyshit të tij mori flakë gjatë ceremonisë së varrimit, transmeton Reporteri.net.
Ngjarja ndodhi kur fqinjët erdhën për ti thënë lamtumirë të ndjerit në fshatin Yuskivtsi në rajonin perëndimor të Ukrainës dhe lanë një qiri të ndezur në arkivoli. Menjëherë pasi u larguan arkivoli filloi të merrte flakë, ndërkohë që zjarri depërtoi deri në dhomën tjetër ku djaloshi po flinte.
Djaloshi Ruslan Pyrch u zgjua kur ‘ndjeu se fytyra e tij po digjej’. 10-vjeçari e gjeti veten të bllokuar në dhomën e tij.
‘U zgjova me dhembje dhe pashë se dhoma ime ishte në zjarr. Fytyra ime po digjej dhe e mbulova me duart e mia. U hodha në dysheme dhe u ngjita në shtratin tim”, kishte rrëfyer ai për mediat lokale.
Ai u ndihmua nga familjarët tjerë që ndodheshin në shtëpi por pësoi djegie mjaft të mëdha në duar. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.