×
  • Lajme
  • Botë

    Armenët dyshohet kanë ushqyer derra në xhaminë e qytetit që e mbanin të pushtuar

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 19:35

    Mësohet se armenët kanë ushqyer derra në xhaminë e qytetit Zengilan të cilën e mbanin të okupuar.


    Sipas pamjeve në rrjetet sociale, ushtarët azerbajxhanas që kanë çliruar qytetin Zengilan nga pushtimi armen, kanë hyrë në xhaminë e qyteti dhe kanë hasur derra këtu.

    Në pamjet e incizuara me celularë shihet se xhamia historike është shndërruar në rrënoja.

    Zengilan u çlirua më 20 tetor.

    Ushtria azerbajxhanase e çliroi Zengilanin që mbahej nën pushtim që 27 vite, me një operacion të zhvilluar më 20 tetor.

    “Dje e keni parë të gjithë xhaminë e shkatërruar në qytetin Zengilan. Në atë xhami kanë ushqyer derra. Na i kanë fyer xhamitë. Na i shkatërruan të gjithë monumentet historike”, tha presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev pas takimit me Avokatin e Popullit të Turqisë, Şeref Malkoç. /AA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!