×
  • Lajme
  • Botë

    Armenia e gatshme për armëpushim

    Reporteri
    02 Tetor 2020 | 14:19

    Ministria e Jashtme e Armenisë ka thënë se “është e gatshme të angazhohet” me Francën, Rusinë dhe SHBA-në për të ndalur luftimet me Azerbajxhanin, të premten.


    Numri i viktimave është rritur në jug të Kaukazit ndërsa dy palët akuzojnë njëra-tjetrën për sulme vdekjeprurëse, raporton BBC.

    Konflikti për territorin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakh shpërtheu të dielën.

    Dy vendet, të cilat ishin pjesë të Bashkimit Sovjetik, u futën në luftë për këtë territor në mes të vitit 1988 dhe 1994, eventualisht me armëpushime, por nuk kanë arritur asnjëherë marrëveshje.

    Franca, Rusia dhe SHBA-ja të cilat përbëjnë Grupin e Minskut për ndërmjetësim mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, kanë bërë thirrje për armëpushim, por deri tash Azerbajxhani nuk ka dhënë një përgjigje pozitive që çon në bisedime, transmeton KOHA.

    Gjatë luftimeve të fundit, forcat e Azerbajxhanit kanë thënë se kanë bërë përparime, derisa kanë akuzuar Armeninë për sulme me artileri në katër fshatra, duke shkaktuar vdekje të civilëve.

    Armenia nga ana tjetër ka thënë se ka rrëzuar shtatë dronë afër kryeqytetit Yerevan, por këto akuza i ka hedhur poshtë Azerbejxhani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!