×
  • Lajme
  • Botë

    Armenia thotë se po sulmohet nga raketa turke

    Reporteri
    06 Tetor 2020 | 19:26

    Kthimi i Nagorni- Karabakut në një rajon gërmadhe ka kthyer shqetësimin botëror mbi përshkallëzimin e konfliktit. Ushtria e Azerbajxhanit ka bombarduar thuajse të gjitha qendrat e banuara të rajonit autonom që prej vitit 1990 ka shpallur pavarësinë.


    I përkrahur edhe nga aleatët e tij si Turqia në radhë të parë, Azerbaxhajni nuk është ndalur në sulmet e tij. Ndërkaq, qeveria e Armenisë, e cila në këtë rast ka edhe një lloj mbështetjeje politike nga Rusia, ka akuzuar Turqinë se ka furnizuar Azerbajxhanin me raketa të prodhimit turk, të cilat kanë bombarduar Nagorni-Karabakun.

    Përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë, Arcrun Hovhannisyan, akuzoi forcat Azerbajxhanase për përdorimin e sistemeve raketore turke “Kaisgra” në sulmet ndaj kryeqytetit të Nagarab-Karabakut.

    Ai shtoi se përveç sistemeve “Smerch” dhe “Polonez” përdoren gjithashtu në bombardime, edhe edhe Stepanakert. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë, Shushan Stepanyan, njoftoi se luftimet në vijën e demarkacionit të Nago-Karabakut vazhduan gjithë mëngjesin.

    Luftimet zgjatën gjatë gjithë natës së kaluar dhe me intensitet të ndryshëm. Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme të Armenisë pretendon se forcat e Nago-Karabak do të vazhdojnë të japin një përgjigje adekuate derisa Azerbajxhani të ndalojë së provokuari dhe kryerjen e agresionit në atë rajon me ndihmën e Turqisë dhe militantëve të tjerë terroristë.

    Baku dhe Jerevan akuzojnë njëri-tjetrin për shpërthimin e konfliktit. Një gjendje lufte dhe mobilizimi i përgjithshëm është shpallur në Armeni. Një shtetrrethim dhe mobilizim i pjesshëm janë futur në Azerbajxhan.

    Udhëheqësit e Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Francës u bënë thirrje Jerevanit dhe Azerbajxhanit që urgjentisht t’i japin fund konflikteve dhe të fillojnë negociatat pa parakushte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!