Gati 2.000 të burgosur u arratisën pasi grupe të mëdha njerëzish sulmuan dy burgje në Nigeri, ndërsa autoritetet njoftuan vendosjen e orës policore 24 orësh në Lagos në përpjekje për të shuar trazirat që shpërthyen gjatë dy javëve të protestave kundër brutalitetit të policisë.
Inspektori i Përgjithshëm i Policisë vendosi policë në të gjithë vendin dhe urdhëroi forcat të rrisin sigurinë përreth institucioneve korrektuese.
“Forcat (e sigurisë) tani do të kenë autoritetin e plotë ligjor për të parandaluar çdo përpjekje të mëtejshme për të rrezikuar jetën ose pronën e qytetarëve”, thuhet në kumtesëm e policisë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Mohamed Manga deklaroi se grupe të mëdha të armatosura kishin sulmuar dy institucione korrektuese dhe kishin mposhtur rojet.
Ai shtoi se, sipas numërimit të fundit, 1.993 të burgosur janë arratisur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.