×
  • Lajme
  • Botë

    Arrestohen 7 shqiptarë në Angli, mbollën hashash në vlerë 1 milion euro

    Reporteri
    02 Tetor 2019 | 9:54

    Shtatë persona janë arrestuar nga policia e Clevelandit pasi kishin mbjellë drogë me vlerë një milion sterlina.


    Sipas medieve britanike, bëhet me dije se policia ka konfiskuar si provë sasinë e drogës, dy automjete dhe 10 mijë sterlina para të thata.

    Policia e zbuloi kanabisin në Thornaby, Middlesbrough, Hartlepool, Billingham dhe Durham.

    Shtatë të arrestuarit janë të moshës midis 24 dhe 36 vjeç dhe të gjithë janë paraqitur në Gjykatën e Magjistraturës Teesside.

    Mbikëqyrësi Tariq Ali tha se ekipi ynë i përkushtuar punon pa u lodhur çdo ditë në përpjekje për të trajtuar furnizimin e drogës në Cleveland dhe javën e kaluar puna e tyre e vështirë u shpagua pasi ata kapën një sasi të madhe kanabisi. /TCH/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!