Policia e Lucernit ka arrestuar nëntë gra, pesë prej të cilave shqiptare, nën dyshimin se po ushtronin prostitucionin pa leje pune.
Siç ka bërë të ditur Prokuroria Publike e Lucernit të hënën, policia e këtij qyteti kishte bërë të enjten që shkoi, një kontroll në një kontaktbar në Lucern. Me atë rast, ajo kishte gjetur nëntë gratë moshave 29 deri 41 vjeçare që dyshohen se po ushtronin prostitucionin pa leje pune, shkruan luzernerzeitung.ch.
Ato po ashtu po qëndronin ilegalisht në Zvicër. Pesë prej tyre ishin nga Shqipëria, r nga Republika Dominikane dhe 1 nga Brazili.
Ato janë arrestuar nga policia për qëndrim pa leje në Zvicër dhe ushtrim të prostitucionit “në të zezë”.
Paralelisht me masat e marra nga Prokuroria, edhe Zyra Kantonale për Migracion ka vendosur masën e dëbimit për të gjitha gratë e përmenduran, përcjell albinfo.ch. Pas dëbimit atyre do t`u ndalohet hyrja e sërishme në Zvicër, shkruan portali i gazetës së përmendur.
Prokuroria Publike e Lucernit ka konfiskuar disa mijëra franga para të gatshme te gratë e arrestuara
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.