Dy ish-pjesëtarë të Ushtrisë së Serbëve të Bosnjës janë arrestuar sot nga policia sipas urdhrit të Gjykatës së Bosnjës e Hercegovinës, raporton index.hr, transmeton Koha.net.
Siç konfirmohet nga Prokuroria e BeH, që po zhvillon hetimet rreth këtij krimi të rëndë të luftës, janë arrestuar Boshko Unçanin (51) nga Prijedori, dhe Dragan Despot (56) nga Lanishta afër Kluçit.
Ata po hetohen me dyshimin se më 1 qershor të vitit 1992 kanë marrë pjesë në sulmin në fshatin e Kluçit, Velagiqi.
Me këtë rast ata kanë zënë robër një grup të madh civilësh, të cilët i kanë sjellë para ndërtesës së shkollës fillore të cilët i kanë urdhëruar të rreshtohen e pastaj kanë shtënë mbi ta nga mitralozi.
Siç është vërtetuar gjatë hetimeve, me këtë rast brutalisht janë likuiduar së paku 78 civilë, trupat e të cilëve janë transportuar me kamionë dhe groposur në një varrezë masive, që është zbuluar dhe hapur më 1996
Unçanini e Despoti akuzohen nga Prokuroria e BeH për vepër penale krim kundër njerëzimit.
Komuna Kluç ka qenë nën okupimin e njësive paramilitare serbe deri në shtator të vitit 1995, transmeton Koha.net raportimet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.