×
  • Lajme
  • Botë

    Arrestohen katër kosovarë në Gjermani, s’kishin leje pune

    Reporteri
    09 Qershor 2022 | 16:41

    Raportohet se katër kosovarë janë arrestuar ditë më parë në Gjermani, pasi nuk kishin leje pune.

    Ata u arrestuan në vendin që po punonin, në lagjen Gartenstadt të Dortmundit. Zyrtarisht ata ishin raportuar vetëm si turistë në shtetin gjerman.

    Dy prej tyre ishin të moshës 24 vjeç, njëri 29 dhe tjetri 46 vjeç,

    Thuhet se punëdhënësi i tyre tani po përballet me procedurat për ndihmë dhe nxitje për qëndrim të paligjshëm dhe punësim të paligjshëm të punëtorëve pa leje pune. /albinfo.ch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!